Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolvesi transferon vëllain e Mario Leminas

Wolverhamptoni e ka transferuar vëllain e mesfushorit Mario Lemina, Nohan, në formë huazimi.

Noha Lemina është huazuar nga skuadra franceze Paris Saint-Germain të mërkurën mbrëma, deri në fund të edicionit aktual.

Në marrëveshje përfshihet edhe opsioni për blerjen përfundimtare për afër 2 milionë euro.

18-vjeçari është futbollist i krahut, ndërsa si i huazuar luajti edhe te Sampdoria në Serie B, duke u paraqitur në vetëm një ndeshje.