Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolvesi e mposht thellë Liverpoolin

Liverpooli assesi nuk po e gjen veten këtë sezon në Premier League.

Të shtunën, “Reds” u mposhtën 3:0 në udhëtim te Wolverhampton Wolves.

Ndeshja nuk kishte histori shumë. U dominua nga vendasit nga fillimi.

Autogoli i Joel Matipit (5’), një gol nga Craig Dawson (12’) dhe Ruben Neves (71’) vulosën fatin e ndeshjes.

Fitorja e ngrit Wolvesin në pozitën e 15-të me 20 pikë. Liverpooli është i dhjeti me 29 pikë.