Williani është duke shtyrë për një transferim te Barcelona, dhe agjenti i tij Kia Joorabchian gjendet në Londër për ta shtyrë Chelsean që ta shesë brazilianin, raporton Mundo Deportivo.
Ylli brazilian nuk dëshiron të humbë mundësinë që të bashkohet me Barcelonën, por Chelsea kërkon 80 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Koha.net.
Raportohet se Barcelona nuk dëshiron të paguajë atë shumë për një lojtar që në gusht i mbush 30 vjet, dhe po shpreson që të arrijë një kompromis, që do të përfshinte edhe uljen e pagës së Willianit.