Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Williams e Hamilton i bashkohen konsorciumit që synon ta blejë Chelsean

Fituesja e 23 turneve grand slam në tenis, Serena Williams dhe kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Lewis Hamilton, i janë bashkuar ofertës së Martin Broughtonit për të blerë klubin e Premier Leagues, Chelsea, i tha CNN Sport të enjten një burim i afërt me konsorciumin.

Burimi foli në kushte anonimiteti dhe deklaroi se të dy sportistët do të investojnë në “biznesin sportiv”.

“Konsorciumi i Broughtonit përfshin presidentin e Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Coe, si dhe Josh Harris e David Blitzer, të cilët zotërojnë ekipe sportive, duke përfshirë edhe atë NBA-së, Philadelphia 76ers”, shtoi burimi.

Broughton është ish-kryetari i Liverpoolit.

Freud Communications - konsulenca e komunikimit të Hamiltonit konfirmoi për CNN përfshirjen e shoferit të Formula 1 në ofertën e Broughtonit. Ndërkaq, përfaqësuesit e Serena Williams nuk ishin menjëherë të disponueshëm për koment kur u kontaktuan nga CNN-i.

Oferta e Broughtonit është një nga tri të mbeturat në garë për të blerë klubin nga pronari aktual, rusi Roman Abramovich.

Në mars të këtij viti, Abramovich njoftoi se ka në plan ta shesë klubin në interes të "tifozëve, punonjësve si dhe sponsorëve e partnerëve ".

Edhe Ish-pronari i Chelseat, Abramovich e humb sfidën ligjore kundër sanksioneve të BE-së Botë Ish-pronari i Chelseat, Abramovich e humb sfidën ligjore kundër sanksioneve të BE-së

Më pas, Bashkimi Evropian e vendosi Abramovichin në listën e personave të sanksionuar, pasi u pa si i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.

Edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e sanksionoi atë si pjesë e përpjekjeve të saj për të shtuar presionin mbi Putinit pas pushtimit të Ukrainës.

Abramovich gjithmonë ka mohuar të jetë i lidhur me Putinin dhe ka hedhur poshtë pretendimet se ndonjë nga aktivitetet e tij meritonte sanksione qeveritare.