Georginio Wijnaldumi pritet t’i bashkohet Barcelonës në fund të këtij edicioni pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Liverpoolin. Mediumet e huaja, kanë raportuar të mërkurën se Wijnaldumi ka refuzuar edhe ofertën më të re të Liverpoolit duke paralajmëruar largimin e tij nga ekipi anglez pas katër vjetësh.
Mesfushori 30-vjeçar, te Barça do të transferohet si futbollist i lirë dhe gjatë këtij muaji pritet të arrijë marrëveshjen me ekipin nga La Liga. Ëijnaldum këtë edicion, ka shënuar një gol në 24 ndeshje për Liverpoolin në të gjitha garat. Ai karrierë ka bërë edhe te Newcastle, PSV Eindhoveni e Feyenoordi.