Russell Westbrook dhe Paul George, së bashku shënuan 64 pikë, nga 32 secili, dhe Oklahoma City Thunder e përdori fazën sulmuese të jashtëzakonshme për të fituar kundër Los Angeles Clippers, 128:110.
Pjesa e parë, megjithatë, iu takoi kalifornianëve, pra përfundoi në të mirë të tyre, 67:54, transmeton KTV.
Megjithatë, OKC në çerekun e tretë, hyri në seri 23:2, për ta fituar në fund ndeshjen e dytë rresht, pasi kampionatin e nisi me katër disfata të njëpasnjëshme.
Westbrook, i cili mungoi në dy përballjet e para të sezonit, për shkak të problemeve me gju, shënoi të paktën 23 pikë në tri nga katër ndeshjet që i ka luajtur. Nuk ishte në parket kur Oklahoma City u mposht nga Clippers 108:92 më 19 tetor, në Los Angeles.