West Ham United ka prishur serinë pa humbje të Chelseat në Premier League, duke e mposhtur 3:2 në xhiron e 15-të.
“Blutë” e Londrës nisën më mirë ndeshjen me Thiago Silvan që realizoi pas 28 minutash lojë. Manuel Lanzini barazoi 12 minuta më pas, ndërsa Mason Mount ktheu epërsinë te lideri i Premier Leagues një minutë para fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, West Hami i David Moyesit përmbysi rezultatin me Jarrod Bowenin dhe Arthur Masuakun.
Chelsea mbetet i pari në tabelë me 33 pikë pas 15 ndeshjeve. Manchester City dhe Liverpooli e ndjekin nga pas me 32, përkatësisht 31 pikë, por me nga një ndeshje më pak secila.
West Hami është i katërti me 27 pikë.
Chelsea ishte pa humbje në tetë xhirot e shkuara në Angli.