West Ham Unitedi ka shënuar fitore të madhe të dielën në shtëpi, duke e mposhtur Liverpoolin me rezultatin 3:2.
Çekanët i kanë shkaktuar humbjen e parë Liverpoolit këtë edicion në Premier League.
Të parët në epërsi kaluan vendasit në minutën e katërt, pas autogolit të shënuar nga portieri Alisson Becker.
Liverpooli e barazoi rezultatin në minutën e 41-të me Trent Alexaner-Arnold.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Vendasit shënuan sërish në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 67-të. Pablo Fornals realizoi për 2:1. Golin e tretë West Hami e shënoi me Kurt Zouma.
Edhe
Fitore e thellë e Liverpoolit ndaj West Ham Unitedit
Deri në fund krejt çfarë arritën të bënin mysafirët ishte goli i dytë i shënuar nga Divock Origi.
Me këtë fitore West Hami është në pozitën e tretë me 23 pikë ndërsa Liverpooli mban vendin e katërt me 22 sosh.