West Hami ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi duke e mposhtur Evertonin me rezultatin 2:1.
Me këtë fitore “Çekanët” mbajnë hapin për të siguruar një vend në garat evropiane.
Vendasit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Aaron Cresswell në minutën e 32-të.
Në pjesën e dytë Evertoni arriti të barazoi shifrat në 1:1 me golin e shënuar nga Mason Holgate në minutën e 53-të.
Vetëm pesë minuta më vonë vendasit rikthyen sërish epërsinë. Kaluan në avantazh prej 2:1 me golin e shënuar nga Jarrod Bowen.
Evertoni mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 65-të pasi Michael Keane u ndëshkua me karton të kuq.
Edhe
West Hamit nuk i mjafton fitorja, bie nga Premier League
Me këtë fitore West Hami është në pozitën e pestë me 51 pikë.
Evertoni është në vendin e 17-të me 25 pikë.