Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Weser-Kurier: Rashica kalon te RB Leipzigu

Gazeta e afërt me Werder Bremenin, Weser-Kurier, ka shkruar të premten se Milot Rashica do të kaloj te RB Leipzigu.

Sipas kësaj gazete transferimi i reprezentuesit të Kosovës te RB Leipzigu tashmë është i pashmangshëm.

Ditë më parë këshilltari i Rashicës, Altin Lala, ka thënë se Rashica do të largohet nga Werderi dhe se për të po interesohen skuadra të Ligës së Kampionëve. Ndërkohë gazeta gjermane e ka vlerësuar punë të kryer kalimin e tij te RB Leipzigu, një prej skuadrave kryesore të Bundesligës.

Ka një vit që RB Leipzigu është i interesuar për Rashicën.

“Prej asaj që ka mësuar Weser-Kurier nga burime të sigurta në udhëheqësin e Werderit, Rashica tani përballet me një kalim milionësh te RB. Diskutimet në mes të atyre që vendosin te Leipzigu dhe menaxhmentit të lojtarit janë të avancuara, sa që një njoftim zyrtar për këtë transferim mund të pritet që në këtë muaj”, ka raportuar gazeta gjermane.

Edhe Rashica tani po dyshon në interesimin e Leipzigut Sport 5 v. më parë Rashica tani po dyshon në interesimin e Leipzigut

Sipas saj, gjasat që klube tjera të interesuara të hyjnë në mes të RB Leipzigut dhe Rashicës nuk janë të mëdha. Rashica është pajtuar të kaloj te kjo skuadër, ku do të luante rregullisht.

RB Leipzigu është i treti në Bundesligë dhe në garë për titull të kampionit. RB Leipzigu po ashtu është në çerekfinale të Championsit.