Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Werderi, shtëpi e Rashicës dhe dorë e zgjatur e Kosovës

Te Werderi po bën karrierë një prej lojtarëve më të mirë të Kosovës, Milot Rashica. Rashica po e udhëheq Werder Bremenin në Bundesligën e Gjermanisë në futboll, ndërsa vetë po ngrihet në nivel gjithnjë e më të lartë. Te klubi gjerman po kompletohet si lojtar, ndërsa Werderi po e ndihmon atë të ndërtojë tutje karrierën e tij.

Werderi ka kontribuar edhe në "ndërtimin" e përfaqësueses së Kosovës, jo vetëm të Rashicës. Në një periudhë të rëndësishme për futbollin kosovar, Werderi u pajtua të luajë ndeshje miqësore me Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Miqësoret me klube, që nga shumë kanë mbetur në harresë, vlerësohen me peshë të madhe në procesin e krijimit të përfaqësueses së Kosovës në futboll. Werderi është prej klubeve më të mëdha evropiane me të cilat është përballur Kosova.

Ishte 27 marsi i vitit 2015 kur Kosova luajti miqësore me Werderin në Gjermani. Werderi fitoi 2:0 me golat e Levent Aycicek e Fin Bartels. Werderi nuk kishte luajtur me përbërjen më të fortë, pasi ishte periudhë e rezervuar për ndeshje të përfaqësueseve dhe reprezentuesit e këtij klubi ishin në përfaqësueset e tyre.

Kosova në fakt kishte zhvilluar dy miqësore gjatë atij grumbullimi në Gjermani. Fillimisht më 24 mars kishte barazuar pa gola me Eintracht Frankfurtin e më pas kishte pësuar nga Werderi. Miqësoret me dy klubet gjermane, FFK-ja i kishte cilësuar si miqësore luksi, për shkak të nivelit të Bundesligës.

Kosova atëbotë kishte lejen e FIFA-s për ndeshje miqësore, por nuk gjeti kundërshtarë në mesin e përfaqësueseve. Kishte disa arsye që përfaqësueset e tjera refuzonin të luanin miqësore me Kosovën, ndër të tjera për faktin që nuk fitonin pikë në ranglistën e FIFA-s. Dhe në pamundësi për të gjetur kundërshtarë te përfaqësueset, Kosova në marsin e vitit 2015 i luajti dy miqësore në Gjermani, ndaj klubeve. Ishin ndeshjet e para të Kosovës në vitin 2015.

Edhe Werderi do ta shesë Rashicën në verë Sport Werderi do ta shesë Rashicën në verë

Rashica luajti kundër skuadrës së tij të tashme qysh më 2015

Pasi FIFA dha leje për miqësore, Kosova në vitin 2014 u përball me Haitin, Turqinë, Senegalin, Omanin dhe në tetor të atij viti me Wilin e kategorisë së dytë zvicerane. Tashmë kishin nisur të paraqiteshin telashet për të gjetur kundërshtarë, që u thelluan në vitin vijues.....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)