Pritjet për shpërthimin e Milot Rashicës këtë edicion në Bundesligë, janë të mëdha te Werder Bremeni. Te skuadra gjermane kanë besim se sulmuesi i krahut i përfaqësueses së Kosovës, ka potencial për të bërë gjëra të mëdha.
Shefi ekzekutiv i Werder Bremenit, Frank Baumann, ka thënë se Rashica ka lënë përshtypje të mira gjatë përgatitjeve për edicionin e ri në Gjermani, që nis më 24 gusht.
Më 25 gusht Werderi do ta luajë ndeshjen e parë kundër Hannoverit, përcjell Koha Ditore.
"Miloti erdhi në dimër, që realisht ishte vonë për ne. Ai nuk kishte përgatitje. Dhe kishte nevojë për kohë për t'u mësuar me ritmin dhe mënyrën se si luhet në Bundesligë. Në këtë proces, ai ka bërë përparim të madh. Ai ka lënë përshtypje të mira gjatë përgatitjeve", ka thënë Baumann për "wester-kurier.de"....(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)