Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Werderi i ofron zgjatjen e kontratës Rashicës dhe pagën më të lartë në klub

Foto: Reuters

Werder Bremeni është duke përgatitur një ofertë të re për t’i vazhduar kontratën Milot Rashicës.

Klubi gjerman e vlerëson shumë të rëndësishëm sulmuesin e Kosovës, i cili i shënoi 11 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke tërhequr vëmendjen edhe të ekipeve të tjera, jashtë Gjermanisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rashica ka kontratë me klubin deri më 2022, por që me kontratën e re do të përmirësonte pagën, për t’u bërë njëri nga lojtarët më të paguar të Werderit, shkruan portali i afërt me klubin “Deich Stube”, transmeton “Sporti në KTV”.

Vetë futbollisti ditë më parë, ka thënë se dëshiron ta vazhdojë kontratën e të njëjtin mendim ndan edhe drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann.

Jo zyrtarisht mësohet se ditë më parë, për Milotin ishte interesuar Benfica, mirëpo lojtari ka refuzuar një ofertë të tillë.