Arsene Wengeri ka insistuar se ish-mesfushori MikelArteta ka të gjitha kualitetet për t’u bërë menaxher i ri i klubit.
36-vjeçari për pesë sezone luajti për Arsenalin, para se të pensionohej për t’u bërë pjesë e trajnerëve të Manchester Cityt me Pep Guardiolën.
Edhe pse nuk ka përvojë menaxheriale, Arteta është njëri prej kandidatëve për të qenë pasardhës i Wengerit që zyrtarisht është larguar nga ky post pas 22 vjetësh karrierë.
“Ai i ka të gjitha kualitetet për këtë punë, po, mendoj se është njëri prej favoritëve”, ka thënë Wengeri.
“Ishte lider dhe ka pasion për lojën. E njeh klubin dhe e di se çfarë është e rëndësishme për klubin sepse ishte kapiten i klubit. Përse jo?”.
“Kam lënë plot përvojë prapa vetes, njerëz që ishin me mua siç është Steve Bould dhe Jens Lehmanni. Ai ka qenë asistent i Guardiolas dhe ka kualitetet për këtë punë”.