Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet se ka marrë vendim për vazhdimin e kontratës me klubin edhe nëse nuk fitojë trofeun e FA Cup kundër Chelseat.
E ardhmja e francezit është në dyshim në muajt e fundit pasi shumë tifozë të klubit nuk e dëshirojnë si menaxher, por Wenger raportohet se është duke u përgatitur për të nënshkruar kontratën e re dyvjeçare.
The Mirror raporton se lajmi për vazhdimin e kontratës mund të zyrtarizohet në fillim të javës së ardhshme.