Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet se ka arritur marrëveshje të re për zgjatjen e kontratës edhe për dy vjet .
Wenger dhe pronari i klubit, Stan Kroenke, janë takuar të hënën për të vendosur për të ardhmen e francezit, ndërsa vendimi varet edhe nga takimi i Bordit të martën.
Arsenali planifikon të zyrtarizojë vendimin të mërkurën.
“Topçinjtë” janë udhëhequr nga Wengeri qe 21 vjet.