Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se “Topçinjtë” kanë humbur garën për të transferuar sulmuesin e ri të Monacos, Kylian Mbappe.
18-vjeçari ka shkëlqyer sivjet duke shënuar 23 gola në të gjitha garat, përfshirë pesë në Ligën e Kampionëve duke udhëhequr Monacon drejt gjysmëfinales.
Wenger më herët kishte thënë se po e mbikëqyr situatën e futbollistit, ndërsa tani deklaroi se nuk mund të shtyhet me superfuqitë evropiane.
“Sigurisht se po e përcjellim. Do të ishte gënjeshtër nëse themi që jo, por me gjasë ai është në kategorinë e klubeve që kanë fuqi financiare më të madhe se ne”, ka thënë Wenger për “SFR Sport”, transmeton Koha.net.
Mbappe ka shënuar dhjetë gola në dhjetë ndeshjet e fundit.
Artikuj të ngjashëm