Arsene Wenger është kundër-përgjigjur në kritikat e Steven Gerrard, ndaj Mesut Ozil, duke thënë se gjermani ka bërë gjithçka që është nevojitur.
Humbja prej 1-0, e ‘The Gunners’ nga Stoke City të shtunën, solli kritika të shumta për Ozil, madje, ish-mesfushori i Liverpool, Gerrard, e quajti atë një “pengesë” për ekipin e Arsenal-it.
“Mendoj se ai ka luftuar shumë, ne kemi pasur shumë raste, dhe personalisht nuk mendoj se ai e meriton të kritikohet”, u shpreh Wenger, transmeton kp.
Stoke City e mposhti të shtunën ekipin e Arsenal, me golin e vetëm të shënuar nga transferimi i tyre më i ri, Jese Rodriguez.