Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pohuar se Alexis Sanchez është i lumtur në Emirates, përkundër raportimeve se ai do të transferohet te Chelsea.
Të mërkurën është raportuar se Antonio Conte gjatë verës do të transferojë kilianin, i cili nuk ka vazhduar kontratën me klubin shkaku i kërkesës për rritje page.
Wengeri gjatë konferencës për media dukej i qetë dhe ka bërë shaka duke thënë se është vetëm një klub në Londër që ia vlen të luash.
“Në aspektin pozitiv, është veç një ekip në Londër, prandaj ai është i lumtur”, ka thënë francezi. “Nuk kam çfarë të shtoj. Mendoj se ai është i lumtur këtu. Ne nuk kemi vazhduar kontratën me të, por shpresoj se do të qëndrojë”.
Artikuj të ngjashëm