Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mbetet i bindur se Alexis Sanchez nuk është në shitje dhe hodhi poshtë pretendimet se kiliani, me deklaratën e tij se dëshiron të luajë në Ligë të Kampionëve, nuk ka dashur të thotë se dëshiron të largohet nga Arsenali.
Kontrata e 28-vjeçarit në “Emirates” përfundon më 2018 por Wengeri thotë se kiliani nuk do të shitet pavarësisht se ka pak shenja se ai do ta vazhdojë kontratën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vendimi është marrë dhe ne do t’i qëndrojmë prapa”, ka thënë Wengeri para gazetarëve gjatë turneut para-sezonal të klubit në Kinë. “Vendimi është që të mos e shesim”, transmeton Koha.net.
Mediat britanike kanë raportuar të shtunën se Sanchezi, që ishte top-golashënuesi i klubit sezonin e kaluar me 30 gola, do të largohet nga Londra Veriore pasi ka thënë se dëshiron të luajë dhe të fitojë në Ligë të Kampionëve.