Shkodran Mustafi është lidhur me një rikthim në Serie A.
Mediat italiane kanë raportuar dje se të interesuara për shërbimet e tij janë dy gjigantët, Juventusi e Interi, transmeton Koha.net.
Megjithatë, trajneri i tij, Arsene Wenger ka thënë se nuk pret oferta për Mustafin në këtë afat kalimtar, i cili mbyllet më 31 gusht.
“Jo, nuk pres oferta për Mustafin. Për mua është e vështirë të flas për ndonjë rast individual, sepse tani jemi në shtatë ditët e fundit të afatit kalimtar dhe gjithmonë është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë aty. Duhet të merrni vendime të shpejta e të zgjuara dhe këtë nuk mund ta planifikosh dhe të vini në konferencë për media e t’i përgjigjeni ndonjë kërkese”, është shprehur Wenger, raporton Sky Sports.