Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Wembley” do të organizojë shtatë ndeshje të “Euro 2020”

Stadiumi ikonik anglez "Wembley" do të organizojë shtatë ndeshje të Kampionatit Evropian të vitit 2020 në futboll, pasi Brukseli ka humbur të drejtën e organizimit të ndeshjeve në këtë turne, ka njoftuar UEFA të enjten.

Kryeqendra e Belgjikës, Brukseli është hequr nga lista pasi stadiumi i ri, që është planifikuar të ndërtohet, ende nuk është në përfundim dhe UEFA nuk ka marrë garancinë e nevojshme, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Wembley" ishte paraparë më herët të organizonte gjysmëfinalet dhe finalen, por tash do të organizojë edhe tri ndeshje të grupit dhe një ndeshje të 1/8 së finales.

"Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka qenë unanim, pasi pritja e Belgjikës është vlerësuar tepër me rrezik. Ne nuk e dimë nëse do të ndërtohet stadiumi apo jo", ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.

"Euro 2020" do të mbahet në disa shtete.