Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

WBA “turpëron” Chelsean

West Brom ka arritur të befasoj Chelsean të shtunën në “Stamford Bridge” duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:2.

Pas 15 ndeshjeve pa humbje londinezët u mposhtën në shtëpi në kuadër të xhiros së 30-të.

Të parë që shënuan ishin vendasit me Christian Pulisiq për 1:0. Në minutën e 29-të nikoqirët mbetën me një lojtarë më pak në fushë pasi Thiago Silva u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe të kuqin.

Me një lojtarë më shumë në fushë mysafirët shënuan dy gola në pjesën e parë. Matheus Pereira në minutën e 45-të fillimisht barazoi rezultatin në 1:1 ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë kaloi skuadrën e tij në avantazh prej 2:1.

Në pjesën e dytë udhëtuesit shënuan në minutën e 63-të me Callum Robinson që shënoi një gol të bukur për 3:1.

Golin e katërt për West Bromin e shënoi Mbaye Diagne. Chelsea arriti të shënoi edhe një gol me Mason Mount për rezultatin 4:2. Deri në fund mysafirët shënuan edhe një herë me Robinson për 5:2.