Klubi i Watfordit ka mposhtur klube të shumta për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian.
Ekipi anglez ka zyrtarizuar transferimin e Richarlisonit, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
20-vjeçari që njihet për efikasitetin dhe shpejtësinë e tij, kompletoi transferimin pasi mori lejen e punës në Britani të Madhe.
Sulmuesi është paraqitur për përfaqësuesen U-20 të Brazilit dhe është transferuar nga Fluminense.