Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Watfordi shkarkon trajnerin

Watfordi ka konfirmuar se ka shkarkuar trajnerin Quique Sanchez Flores pas humbjes prej 2 me 1 ndaj Southamptonit.

Presidenti i klubit, Scott Duxbury ka thënë se ishin rezultatet ato që e kanë detyruar bordin e klubit që të marrë këtë vendim, transmeton Koha.net.

Watfordi nuk ka konfirmuar se kush do të jetë trajneri i ri i klubit.

Pas 14 xhirove në Premier Ligë, Watfordi renditet në vendin e fundit me vetëm tetë pikë të grumbulluara.

Artikuj të ngjashëm