Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Watfordi befason Arsenalin, asiston Xhaka

Arsenali është mposhtur në udhëtim te Watfordi me rezultat prej 2 me 1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Mertesackerit, që shënoi me kokë në minutën e 39 pas një krosimi të bukur nga Granit Xhaka, transmeton Koha.net.

Watfordi arriti të përmbysë disavantazhin duke shënuar dy herë në pjesën e dytë.

Deeney së pari barazoi shifrat në minutën e 71 nga penaltia, kurse Tom Cleverly i dha fitoren Watfordit duke shënuar në minutën e 90+2.

Artikuj të ngjashëm