Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka asiston, por Arsenali mposhtet nga Brightoni

Arsenali ka lëshuar mundësinë për t’u ngjitur sipër në tabelë e për t’u bërë garues serioz për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Të shtunën gjatë ditës, Arsenali u mposht nga Brightoni me rezultatin 2:1, në stadiumin “Emirates”, në kuadër të xhiros së 32-të.

Vizitorët ishin shtatë ndeshje pa fitore para këtij dueli.

Megjithatë, Leandro Trossard në minutën e 29-të, dhe Enock Mwepu në minutën e 66-të, ishin realizatorët e dy golave të fitores.

Për Arsenalin shënoi Martin Odegaard në minutën e 89-të, kur u asistua nga Granit Xhaka.

Edhe Arsenali mbetet lider pas fitores ndaj Brightonit Futboll Arsenali mbetet lider pas fitores ndaj Brightonit

Xhaka e kompletoi ndeshjen.

Arsenali ka 54 pikë në vendin e pestë, ndërsa Brightoni ka 37 pikë në mesin e tabelës.