Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vushtrria ndal në barazim Besa Famgasin

Besa Famgas për herë të dytë në këtë edicion ka lëshuar pikë në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa e Pejës, që ka disa vjet që nuk pëson humbje, të dielën mbrëma barazoi 31:31 me Vushtrrinë. Ndeshja u luajt në Vushtrri dhe i takoi xhiros së 24-t të Superligës A.

Ndeshja ishte dramatike dhe e hapur deri në fund. Në fund fillimisht Besa lëshoi aksion për epërsi e më pas edhe vendasit.

Kështu rezultati në fund ishte 31:31. Bozhidar Nikoçeviq i shënoi 11 gola për Vushtrrinë, ndërsa shtatë i realizoi Felippe Teixeira. Arbios Mushkolaj i shënoi nëntë gola për Besën, derisa gjashtë i kishte Jon Muqolli. Besa më herët në barazim u ndal edhe nga Kastrioti në Ferizaj.

Udhëheq në tabelë me 42 pikë dhe ka siguruar shumë më herët vendin e parë. Vushtrria fitoi pikë të rëndësishme në garën për plejof. Është e pesta me 23 pikë, sa i kanë edhe Rahoveci e Prishtina. Në kuadër të xhiros së 24-t, Trepça fitoi 36:33 ndaj Kastriotit, ndërsa Rahoveci e mposhti Prishtinën me 41:29.