Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vritet futbollisti i Përfaqësueses së Panamasë

Futbollisti i Përfaqësueses së Panamasë, Gilberto Hernandez, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në qytetin Colon të dielën, raporton BBC.

Persona të armatosur kanë shtënë në drejtim të një grupi, në mesin e të cilëve ishte edhe 26-vjeçari Hernandez, të cilët ishin mbledhur te një ndërtesë.

Hernandez vdiq dhe shtatë të tjerë u lënduan në këtë sulm.

Nuk është e qartë nëse futbollisti, që ka luajtur për Club Atletico Independiente, ishte shënjestër e sulmit.

Ka pasur një rritje të vrasjeve në Colon gjatë muajve të fundit, ndërsa dy banda rivale po luftojnë për primatin e tregut të drogës.

Edhe Vritet i dyshuari për sulmin në Berlin Botë Vritet i dyshuari për sulmin në Berlin

Deri më tash këtë vit janë vrarë 50 persona.

Qyteti Colon po përdoret si pikë tranzite për trafikim të kokainës nga Amerika e Jugut për në Evropë.