Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vrapuesi nga Kenya fiton gjysmë maratonën

12:21 - Gjysmë-maratonën “Prishtina 2018” e ka fituar vrapuesi nga Kenya, Abel Kibet Rop i cili në shtegun 21 kilometra, vrapoi në kohën prej 1 orë e 7 minuta. 

Pas tij në vendin e dytë dhe të tretë po ashtu janë pozicionuar kolegët e tij nga Kenya. Në vendin e dytë Mark Kuchumba Rotich me rezultat 1 orë e 6 minuta dhe 39 sekonda dhe në vendin e tretë vëllai i tij Daniel Rotich Chebolei me rezultat 1 orë 7 minuta e 28 sekonda.

“Moti sot nuk ishte edhe aq i përshtatshëm, ishte shumë nxehtë dhe era që po frynte ishte shumë, shumë e fortë. Megjithatë ne arritëm në finale. Ndihem shumë mirë, jam i lumtur të jem këtu dhe jam i lumtur të fitoi... kam qenë këtu edhe katër vjet më parë”, ka thënë Abel Kibet para mediave pas garës.

Nga kategoria e femrave në 21 kilometra, vendin e parë e ka fituar po ashtu nga ekipi i Kenyas, Christine Mora Oigo e cila pati rezultat prej 1 orë, 16 minuta dhe 50 sekonda.

Shpërblimet këtë vit do të jenë më të mëdha. Federata e Atletikës së Kosovës ka siguruar rreth 14 mijë euro si fond shpërblyes për garuesit të cilët përfundojnë në vendet e para, raporton KP.

Edhe Vrapuesit nga Kenia vazhdojnë dominimin në Maratonën e Prishtinës Sporte të tjera Vrapuesit nga Kenia vazhdojnë dominimin në Maratonën e Prishtinës

Në këtë garë ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Gara është bërë edhe më madhështore, kur pas vrapimit, një person i ka propozuar martesë një femrës.


Nis gjysmë-maratona “Prishtina 2018”

Ka nisur gjysmë-maratona “Prishtina 2018”, ku pritet të marrin pjesë rreth 1000 garues.

Këshilli Organizues i gjysmë-maratonës gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka bërë të ditur se është gjithçka gati për këtë ngjarje.

Edhe Vendoset rekord i ri botëror në Maratonë Sporte të tjera Vendoset rekord i ri botëror në Maratonë

Shpërblimet këtë vit do të jenë më të mëdha. Federata e Atletikës së Kosovës ka siguruar rreth 14 mijë euro si fond shpërblyes për garuesit të cilët përfundojnë në vendet e para.

Po ashtu edhe Policia e Kosovës deklaroi se janë marrë të gjitha hapat që të jetë gjithçka në rregull për këtë ditë.