Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vozitësit nga Peja fitues të garës së parë në karting

Në Qendrën e Panaireve, në Gazimestan, të shtunën u mbajt gara e parë e kampionatit të sivjetmë të Kosovës në karting.

Një numër i konsiderueshëm i të rinjve i sprovuan aftësitë e tyre, duke dhënë sinjale të qarta se ata janë e ardhmja e automobilizmit kosovar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ylli Maliqi, Baran Karabeg, Meriton Geci, Albion Maliqi, Art Govori e Eris Mariqi ishin disa nga djelmoshat që treguan më tepër shkathtësi me bolidët e tyre, por edhe të tjerët nuk mbetën shumë prapa tyre, transmeton Koha.net.

Megjithëse angazhimi nuk mungoi tek asnjëri nga garuesit, rezultatet më të mira i arritën anëtarët e Karting Klub Peja.

Karakteristikë e garës ishte guximi dhe agresiviteti që treguan pjesëmarrësit.

Rezultatet:

Klasa 2

1.Yll Maliqi (Peja)

2.Baran Karabeg (Eurogoma RT)

3.Meriton Geci (Peja)

Klasa 7

1.Albion Maliqi (Peja)

2.Art Govori (Peja)

3.Eris Maliqi (Peja)