Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Volejbollistja transgjinore po synon Lojërat Olimpike

Kur Tiffany Abreu godet topin mbi rrjetën e volejbollit, me bishtin e saj të flokëve duke fluturuar prapa saj, shumica e tifozëve në një ndeshje së fundi bërtitën: një pikë tjetër për mysafiret.

Por jo të gjithë në tribuna po bënin tifo për të, shkruan Koha Ditore.

Edhe kur Abreu udhëton për ndeshjet e skuadrës së saj si mysafire, ajo shpesh ka një grup të vogël të tifozëve besnikë që e përkrahin atë. Kjo ndeshje që po luhej në Sao Paulo, diku 320 kilometra larg nga shtëpia e skuadrës së saj, nuk është përjashtim.

Tifozët mbanin balona ngjyrë rozë dhe me ngjyra të tjera për të përkrahur një femër që tash është një prej sportisteve më të përfolura dhe më kontroverse në Brazil.

Një nga top-lojtaret në Superligën e Brazilit, që është liga elitare e volejbollit në Brazil, Tiffany Abreu, është një transgjinore që e ka bërë atë figurë polarizuese në mesin e atyre që përcjellin sportin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)