Ndonëse janë mbajtur mirë në setin e parë, volejbollistet e Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e pestë rresht në kualifikimet për Evropian.
Të premten mbrëma në Nitra, Kosova ka humbur 3:0 nga Sllovakia, që tashmë është kualifikuar në EuroVolley.
Seti i parë përfundoi 25:23 në të mirë të sllovakeve, që i kanë fituar të gjitha pesë ndeshjet e deritashme.
Volejbollistet e Sllovakisë ishin bindëse në setin e dytë, të cilin e fituan 25:11, ndërsa rezultati i setit të tretë ishte 25:17.
Kosova është pa gjasa për kualifikim, ndërsa sfidë mbetet fitimi i një seti të vetëm.
Ndeshjen e fundit, Kosova e luan nesër ndaj Mali të Zi. Kosova i kishte humbur tri ndeshjet e para në Mal të Zi, javën e kaluar.
Tani turneu i grupit D është bartur në Sllovaki, ku volejbollistet kosovare po vazhdojnë me disfata.