Torino nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë, duke luajtur baras, 1:1, ndaj Sassuolos.
Në këtë ndeshje 90 minuta për Torinon luajti mbrojtësi i krahut, Mërgim Vojvoda.
Golin e parë e shënuan vendasit me anë të Antonio Sanabrias. Ai realizoi në minutën e 16-të për 1:0.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Një pikë në këtë takim Sassuolos ia siguroi Giacomo Raspadori në minutën e 88-të.
Në bankën rezervë te Torino ishte portieri Etrit Berisha.
Torino është në pozitën e dhjetë me 32 pikë, ndërsa Sassuolo ka 29 pikë në vendin e 12-të.
Artikuj të ngjashëm