Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda te Torino, mungon vetëm zyrtarizimi

Është vetëm çështje kohe kur Mërgim Vojvoda do të zyrtarizohet si futbollist i Torinos.

Ai ka mbërritur sot në Torino për të kompletuar transferimin te skuadra e Serie A, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gianluca di Marzio raporton se për shërbimet e tij Tirana i ka paguar Standard Lieget rreth 5.5 milionë euro plus bonuset.

Mbrojtësi i krahut është shprehur shumë i lumtur për këtë lëvizje të tij.

“Jam duke shikuar përpara që të bashkohem me ekipin dhe të filloj këtë sfidë të re. I përshëndes të gjithë tifozët e Torinos. Jam shumë i lumtur të jem këtu”, ka thënë Vojvoda, sipas Tuttomercatoweb.