Mbrojtësi i krahut të majtë, Mërgim Vojdova, sipas të gjitha gjasave nuk do të paraqitet te skuadra e Torinos në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Serie A, ka shkruar “Tuttomercatoweb” të martën. Torino të premten e pret në shtëpi Romën, kurse trajneri Ivan Juriq do të duhet ta bëjë formacionin pa Vojvodën.
Reprezentuesi i Kosovës thuhet se pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Veronës, në të cilën asistoi në fitoren me rezultatin 1:0. Vojvoda në këtë ndeshje u zëvendësua në minutën e 55-të për shkak të lëndimit të nyjës dhe nuk pritet të rikuperohet me kohë për duelin me Romën.
27-vjeçari ka pasur këtë edicion paraqitje të mira në Serie A, ku ka asistuar tri herë në 29 ndeshje të luajtura.