Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda luan një pjesëlojë në fitoren e Torinos

Mërgim Vojvoda ka luajtur në tërë pjesën e dytë në fitoren e Torinos.

Skuadra torineze e fitoi takimin e mbetur të xhiros së 24-t kundër Sassuolos.

Të mërkurën gjatë ditës, Torino fitoi me rikthim kundër vizitorëve të Sassuolos, me rezultatin, 3:2.

Sulmuesi Domenico Berardi i realizoi dy golat e parë për vizitorët në minutën e gjashtë dhe të 38-t. Me epërsinë e dyfishtë skuadrat shkuan në pushim.

Simone Zaza e ngushtoi epërsinë në minutën e 77-t. Pas dhjetë minutash, për 2:2 u përkujdes Rolando Mandragora, kurse fitoren skuadrës së Torinos ia dha Zaza, që shënoi në minutën e dytë të kohës shtesë.

Edhe Vojvoda me Comon mposht thellë ish-skuadrën Futboll Vojvoda me Comon mposht thellë ish-skuadrën

Te Torino në bankën rezervë ishte portieri i Kosovës, Samir Ujkani.

Pas 26 ndeshjeve të luajtura, Torino është në vendin e 17-të me 23 pikë. Sassuolo në vendin e tetë ka 39 pikë, pas 27-të xhirove të zhvilluara