Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torino fiton në udhëtim te Cagliari

Skuadra e Torinos ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Cagliari.

Në ndeshjen e xhiros së 22-të të luajtur të premten, Torino triumfoi me rezultatin e ngushtë 2:1.

Dy golat e shënuar në pjesën e parë, ia siguruan fitoren Torinos. Duvan Zapata e kaloi Torinon në epërsi në minutën e 23-të. Për 2:0 realizoi Samuele Ricci në minutën e tretë të kohës shtesë.

Deri në fund të ndeshjes, Cagliari arriti të shënojë golin e nderit, të cilin e realizoi Nicolas Viola në minutën e 77-të.

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda u inkuadrua në minutën e 87-të në këtë përballje.

Artikuj të ngjashëm