Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda inkuadrohet në humbjen e Torinos

Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda është paraqitur nga minuta e 66-të te Torino që pësoi disfatë nga Bologna me rezultatin 2:1.

Torino avancoi fillimisht me golin e minutës së 26-të por Bologna përmbysi rezultatin në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen me golat e realizuar në minutën e 64-t dhe 73-të.

Vojvoda në minutën e 93-të u ndëshkua me karton të verdhë. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 13-të të Serie A të Italisë.