Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda e Ujkani titullar në ndeshjen e 300-të të Hetemajt në Serie A

Samir Ujkani dhe Mërgim Vojvoda kanë qenë titullar në ndeshjen e Torinos ndaj Beneventos.

Në këtë takim te skuadra e Beneventos u paraqit Përparim Hetemaj. Për mesfushorin shqiptar kjo ishte ndeshja e 300-të në Serie A.

Takimi u mbyll baras 1:1.

Me këtë barazim Torino ka siguruar mbetjen në elitën e futbollit italian edhe për sezonin tjetër. Ndërsa Benevento nga edicioni i ri do të garojë në Serie B.