Mërgim Vojvoda ka kompletuar tjetër ndeshje te Torino. Torino të dielën luajti 1:1 me Salernitanan, në kuadër të xhiros së 30-të të Serie A.
Vojvoda luajti në krahun e majtë, ndërsa kishte paraqitje solide.
Torino është e dhjeta me 39 pikë. Salernitana fitoi pikë të rëndësishme në garën për ekzistencë. Renditet e 15-ta me 30 pikë.