Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda: Duhet të jemi gati për ndeshjet e qershorit

Mërgim Vojvoda ishte njëri prej golashënuesve në fitoren e thellë të Kosovës kundër Burkina Fasos, të enjten mbrëma në Prishtinë.

Kosova fitoi 5:0 ndaj gjysmëfinalistit të Kupës së Afrikës, kurse Vojvoda e shënoi golin e tretë në këtë ballafaqim. Ai luajti deri në minutën e 72-të.

“Të them të drejtën nuk e kemi pritur këtë fitore të thellë, por ne duhet ta japim më të mirën në çdo ndeshje. Sot e kemi bërë punën tonë dhe duhet të jemi të lumtur, por me këmbë në tokë, sepse është ndeshje miqësore. Duhet të jemi gati për ndeshjet e qershorit”, tha pas ndeshjes Vojvoda.

Ai shtoi se të gjithë futbollistët e Kosovës duhet të luajnë me zemër.

Artikuj të ngjashëm