Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda asiston në fitoren e thellë të Torinos

Mergim Vojvoda

Mërgim Vojvoda ka asistuar në fitoren e thellë të Torinos. Të hënën në shtëpi Torino mposhti Fiorentinan me rezultatin e thellë 4:0 në kuadër të xhiros së 21-të në Serie A.

Në minutën e 19-të Vojvoda asistoi te Wlfried Singo për 1:0. Vendasit shënuan edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë me Josip Brekalo për rezultatin e pjesës së parë prej 3:0. Golin e katërt për torinezët e shënoi Antonio Sanabria për rezultatin 4:0.

Vojvoda luajti 90 minuta në këtë takim derisa në bankën rezervë ishte Etrit Berisha. Pas kësaj fitoreje Torino ka 28 pikë dhe është në pozitën e nëntë.