Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vllaznia mbahet në pjesën e parë ndaj Real Madridit

Futbollistet e Vllaznisë janë mbrojtur me të gjitha forcat në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Real Madridit.

Vllaznia e Reali po luajnë në Shkodër në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Futbollistet e gjigantit spanjoll kanë dominuar plotësisht në fushë por gola nuk janë shënuar. Reali kishte posedimin e topit në 77 për qind të kohës.

Ka krijuar 13 raste, për dallim nga Vllaznia që nuk kishte asnjë. Skuadrën shkodrane e pret edhe një pjesë shumë e vështirë. Barazimi do të ishte rezultat shumë i madh për kampionin e Shqipërisë.