Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vllaznia, kampione e verës

Kampionia në fuqi e Kosovës, Trepça '89, nënkampionia Prishtina dhe Liria janë klubet e vetme në Superligë deri më tash që kanë paraqitur kërkesa për regjistrimin e lojtarëve të rinj në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Tetë skuadrat e tjera që kanë prezantuar përforcimet gjatë këtij afati kalimtar, ende nuk kanë bërë kërkesat në FFK. E afati i fundit për t'i paraqitur lojtarët është 19 gushti, kur edhe mbyllet afati kalimtar i verës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Deri të dielën mbrëma, skuadra e Besës është e vetmja që nuk ka njoftuar për përforcime, kurse 11 skuadrat e tjera të Superligës së bashku kanë bërë 79 përforcime.

Më e përforcuara deri tash është skuadra e promovuar në elitë, Vllaznia e Pozheranit. Ka prezantuar plotë 18 futbollistë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm