Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vladi krenar që është ftuar nga Giresse

Sulmuesi Shkëlqim Vladi ka thënë se ndihet krenar me ftesën që e ka marrë nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të Ligës së Kombeve.

Vladi që është ftuar për herë të parë te “Dardanët”, ishte në mesin e 26 futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse, i cili publikoi listën të premten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova më 24 shtator luan në udhëtim te Irlanda e Veriut, ndërsa tri ditë më vonë e pret Qipron në Prishtinë.

“Jam krenar që mund të hedh hapin tjetër dhe do t'i qasem kësaj detyre me shumë motivim dhe përulësi të nevojshme – sigurisht me synimin që të marr maksimumin prej saj dhe të mund të jap kontributin tim personal në suksesin e përbashkët të përfaqësueses. Unë do të doja të falënderoja të gjithë shokët e mi të skuadrës dhe stafin në FC Aarau - falë mbështetjes së tyre, unë munda vetëm të arrij këtë nivel dhe të luaj rrugën time për në ekipin kombëtar”, është shprehur Vladi.

Sulmuesi 21-vjeçar po shkëlqen këtë edicion tek Aarau, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Zvicrës. Ai ka shënuar tetë gola në po aq ndeshje të zhvilluara në kampionat.