Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vjen shkarkimi i parë në Serie A

Është bërë edhe shkarkimi i parë i një trajneri në Serie A në sezonin e ri. Pas katër humbjeve rresht klubi i njohur Cagliari ka konfirmuar se italiani Massimo Rastelli është shkarkuar nga pozita e kryetrajnerit.

Humbja e katërt rresht sivjet, ajo 3 me 2 nga Genoa, mjaftoi për shkarkim të Rastelit.

“Cagliari njofton se Massimo Rastelli është larguar nga pozita në ekipin e parë. E falënderojmë për dy vjetët e kaluar me profesionalizëm dhe pasion”, ka njoftuar klubi.

Beppe Iachini dhe Massimo Oddo janë favoritët kryesorë për të zëvendësuar Rastelli.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm