Një vit i madh i xhudos kosovare mbyllet në një garë të madhe.
Të shtunën (sot) e të dielën, në Guangzhou të Kinës mbahet turneu Masters në të cilin paraqiten vetëm 16 xhudistët më të mirë të ranguar nëpër kategori.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër nga pikët që ofron, Mastersi është garë dukshëm më e madhe se për shembull Kampionati Evropian apo turnetë Grand Prix e Grand Slam në të cilët kanë shkëlqyer xhudistët kosovarë këtë vit.
Vetëm Kampionati Botëror për Seniorë ofron më shumë pikë se Mastersi në ranglistën botërore.
Vendi i parë në Botëror siguron 2000 pikë, ndërsa vendi i parë në Masters 1800 pikë. Grand Slami ofron 1000 pikë për fituesin e së artës, ndërsa Evropiani dhe turnetë Grand Prix nga 700 pikë.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka vendosur që Mastersi të jetë gara e fundit e vitit, për një përmbyllje me spektakël të vitit. Suksesin në Mastersin në Guangzhou e kërkojnë edhe tre xhudistë kosovarë, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova.
Të tre garojnë të shtunën (sot). (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)