Tre xhudistë kosovarë do të jenë pjesë e garës së fundit për këtë vit “World Judo Masters” që mbahet në Qingdao të Kinës.
Federata e Xhudos së Kosovës bën të ditur se, “World Judo Masters është gara e fundit për këtë vit në kalendarin e garave të IJF dhe EJU, në këtë garë marrin pjesë 32 xhudistët e parë të ranguar në ranglistën Botërore të Federatës Botërore të xhudos në secilën kategori”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisitria Krasniqi (-48kg) që në ndeshjen e parë takohet me fituesen e ndeshjes ndërmjet brazilianes Gabriela Chibana dhe gjermanes Katharina Menz.
Nora Gjakova (-57kg) në ndeshjen e parë takohet me koreanen Jisu Kim, kurse Akil Gjakova (-73kg) në ndeshjen e parë takohet me garuesin nga Gjermania Anthony Zingg.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ndeshen nesër, kurse Akil Gjakova pasnesër.
Ndeshjet drejtpërdrejtë mund t’i ndiqni nga ora 03:00 e mëngjesit.