Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Viniciusi ndjen se kundërshtarët u munduan ta lënë jashtë Botërorit

Ylli i Brazilit dhe Real Madridit, Vinicius Junior ka akuzuar kundërshtarët në La Liga për lojë “të pistë” në javët e fundit. 22-vjeçari ka pranuar se filloi të frikësohej se mund të lëndohet dhe të mbetet jashtë Kupës së Botës.

Viniciusi ka bërë 16 paraqitje për Brazilin që nga vitin 2019, por ka pak përvojë në ngjarjet e mëdha. I ka katër ndeshje në Copa America.

Por te Real Madridi, ai ishte shumë i rëndësishëm. Edicionin e kaluar i shënoi 22 gola, duke përfshirë një në finale të Ligës së Kampionëve.

“Kur filloni të bëheni lojtar i rëndësishëm, rivalët vijnë më ashpër dhe ju duhet të mësoni të përballoni këtë. Çka ndodhë në fushë mbetet atje, por doli pak jashtë kontrollit. Mund të luash fort, por jo edhe pistë. Rodrygo dhe unë kemi vuajtur shumë në ndeshjet e fundit dhe i jemi frikësuar më të keqes, lëndimit dhe mbetjes jashtë Botërorit”, ka thënë Vinicius Junior për Marcan.

Artikuj të ngjashëm